Në vitin 2025, Shoqata “Fondacioni Harriet Martineau” ka përfituar një mbështetje financiare në vlerë prej 68,317 RON nga Departamenti për Rumunët Jashtë Vendit (DRP), në kuadër të Sesionit të Financimit 2025, për zbatimin e projektit “Hapja e klasave arumune në rajonin e Sqepurit, Berat”.
Ky projekt ka si objektiv kryesor zhvillimin e njohurive bazë në gjuhën arumune dhe njohjen e traditave kulturore arumune nga fëmijët e moshës shkollore të lindur në fshatin Sqepur. Aktivitetet edukative janë të konceptuara si punëtori që do të zhvillohen në fundjavë, me kohëzgjatje një orë, për një periudhë prej 5 muajsh, në vendin e projektit, Sqepur – rrethi i Beratit.
Fondet e përfituara do të përdoren për organizimin e kurseve për mësimin e dialektit arumun dhe për transmetimin e vlerave dhe zakoneve tradicionale. Në këto veprimtari pritet të marrin pjesë fëmijë me origjinë arumune të moshës 6 deri në 14 vjeç.
Departamenti për Rumunët Jashtë Vendit mbështet aktivisht projektet e shoqatave të komuniteteve rumune jashtë kufijve të vendit, që synojnë ruajtjen, zhvillimin dhe afirmimin e identitetit etnik, kulturor, fetar dhe gjuhësor të rumunëve në diasporë dhe në hapësirën e afërt, si dhe forcimin e lidhjeve midis Rumanisë dhe komuniteteve rumune jashtë vendit.
Promovimi i projektit do të realizohet nëpërmjet faqes zyrtare të shoqatës www.harrietmartineau.com, në rrjetet sociale (faqja në Facebook HMFOND, Instagram ARUMUN.AL), në portalin e lajmeve “arumun”, në radion online ARUMUN, si dhe përmes posterave dhe materialeve reklamuese.
Shënim: Përmbajtja e këtyre materialeve nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të Departamentit për Rumunët Jashtë Vendit.
Përkthyer dhe Përshtatur në Shqip nga artikulli i Arumun.com